🎉

Regjistrohu n'Kursin

Mëngjesi Për Mu

Kursi që ta ndreqë jo veq mëngjesin, po krejt jetën. 

Regjistrohu!
 

Çka osht seni i parë që e bon kur zgjohesh prej gjumit? 

 Bon Snooze nja 2-3 herë para se me zgju?
 I shpenzon nja 30 minuta në media sociale?
 E shtyn me flejt sa ma shumë se po ndihesh i/e lodht?
 Ndjen stres edhe ankth para se me fillu dita?
 Ngutesh me dalë prej shpisë se je vonu?

Nuk Je Vetë

Edhe une ja kom nisë ditës i pamotivum, i lodhun, e une sun u qojsha prej gjumit pa ja bo snooze nja 2-3 herë edhe nja 30 min n'media sociale, pa energji edhe fokus krejt dita m'shkojke.

Po kjo ka ndryshu mas një rrugëtimi 5 vjeçar nëpër trajnime e programe n'krejt botën, që m’ka ndihmu me zbulu Çelësin e mëngjesit të sukseshëm. E tash po du me nda çelësin edhe me ty me shpresë që të ndihmon edhe ty si dhjetra tjerëve.   

 

ÇKA NËSE EDHE TI MUNDESH:

 Me u zgju n'kohë edhe me plot energji

 Me meditu për 45 minuta çdo mëngjes

 Me bo yoga për 20 minuta çdo mëngjes

 Edhe me ja bo vetes një mëngjes të shëndetshëm qysh ki qef vet.

 Krejt kjo, para se me ja nisë dita.

 

Qe përvojat e nxansave të Kursit "Mëngjesi Për Mu" dhe ndikimi që ka pasë kursi tek ata.

" Kursi ka ardhë te unë në kohën e duhur, bash në ato momente që kom pasë nevojë për një ndryshim. Mëngjesi per Mu është një program që i nevoitet gjithëve me përjetu, që me kuptu qysh duhet me jetu jetën." 

~ Flutura Haxhaj

 

"Kursi më ka ndihmu me mendu ma shumë për veten dhe mirëqenien time sepse shumë herë po e harrojmë veten duke u marrë me të tjerët. Më ka ndihmu me e bo rutinen time të mëngjesit dhe me e vazhdu ditën me shumë pozitivitet dhe energji. Prandaj secili duhet me kalu një eksperiencë të tillë."

~Barbana Gjoshi

"Nga çdo eksperiencë njeriu fiton diçka, mirëpo me pasë mundësinë me kalu me një eksperiencë kur ti ke me msu më shumë për veten, ke me njoftë veten dhe mënyrat se si ti ke me qenë nje verzion më i mirë, se si ti ke me reflektu pozitivitet tek të tjerët, me të vërtetë është shumë! Çdo njeriut i nevojitet një eksperiencë e tillë sepse secili nga ne duhet të paktën të i provojmë se cilat janë taktikat që mund të funksionojnë për ne. Thjesht qarrose veten sepse me të vërtetë e meriton!"

~Ardiana Selimi

Kursi "Mëngjesi Për Mu" osht hapë! 

Kqyre, mos ja nis këtij kursi nëse nuk je gati me i bo do ndryshime n'jetën tande. S'paku duhet me qenë një zo dika n'ty që po thotë: "Ti mundesh me pri ditën tande ma mirë."


Ky kurs osht për personat t'cilët aspirojnë për mu bo ndryshimtarë, t'cilët jon tu dashtë me udhëheqë ma mirë, me rritë ndikimin e tyne n'shoqëri duke e pri jetën me mirëqenie dhe prej një gjendje me plot dashni dhe fuqi për t'mirën. Osht për ata që dojnë me shfrytëzu kohën e tyne sa ma mirë n'këtë planet.

 

Regjistrohu!

Kursi i ka këto 3 komponenta:

 

Komuniteti

Ekziston edhe komuniteti i Kursit ku bojnë pjesë gjitha gjeneratat pjesëmarrëse në kurs edhe gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi me mbajtë kontakt me shokët e grupit dhe stafin organizues. Arsyeja kryesore e krijimit të komunitetet osht me i ndihmu dhe me mbështetë njoni-tjetrin gjatë këtij rrugëtimi.

Kursi Online

Kursi përmban 6 kapituj me video të ndryshme, ligjërata, detyra dhe ushtrime. Videot janë praktike dhe shumë të kapshme, të cilat kanë shumë të suksesshme për dhjetëra studentë. E mira e kursit online është që i përshtatet ritmit ton edhe mundesh me kqyr kur të don edhe ku të don ti. 

Masterklasa e Meditimit

BONUS i veçantë për ty është Masterklasa e Meditimit. Kjo Masterklasë zgjatë gati 2 orë, ku e eksplorojmë bashkë meditimin, i mësojmë disa teknika të meditimit, edhe meditojmë së bashku. 

6 Sene që i mëson n'kurs. 

Kursi që Hap pas Hapi t'ndihmon me kriju rituale mëngjesore me sukses + pa e sakrifiku gjumin.

#1 Zbuloj Praktikat e Mirëqenies që funksionojnë për ty

Mëngjesi për Mu osht një përvojë e cila osht e krijume që me t’ndihmu ty me zbulu se qysh duhet me qenë mëngjesi jot ideal që përshtatet me ritmin ton edhe qe duhesh ti me zbulu.Nuk osht veq "Hej bone qito dhe krejt senet ndryshojnë". Kur të regjistroheni sot, ju jeni tu u regjistru për me kriju mëngjesin e  juaj ideal po edhe per me pru mireqenje n'jete. 

#2 Krijoje një mardhënie të shëndetshme me gjumin

Kualiteti i gjumit e përcakton kualitetin e mëngjesit. N'kurs kena me shiku se çka na ndihmon edhe ndalon gjumin e mirë... po edhe çka mujmë me bo për me rritë kualitetin e gjumit. 

#3 Zbuloje stilin tand të meditimit

I kom kalu 5 vjet për me zbulu një teknikë meditimi që funksionon për mu, edhe e kom kriju një hapësirë për ty me zbulu se cili stil meditimi funksionon për ty, edhe qysh mundet ai me t’ndihmu ty me mirëqenien tande. Unë kom provu edhe kom gabu, e ti ski nevojë  me i përsërit gabimet e mia!

#4 Unik për ty

Unë nuk po du me kriju edhe një kurs tjetër që osht i ngjashëm me të gjithë të tjerët, ku ka plot ligjërata edhe t’lodhin me informata…Unë e kom kalu një pjesë t’madhe t’jetës tu i ndihmu liderëve nëpër krejt botën me qenë të sukseshëm, edhe çka kom vrejt osht që mënyra aktuale e lidershipit të tyne osht tu ja dëmtu mirëqenien.
Pa mirëqenie s'ka lidership! 

#5 Bashkë me Komunitetin

A e dini se ne jem ma t’përgjegjshëm ndaj të tjerëve, sesa ndaj vetes? Nëse je i/e interesum/e  me pasë një shok ose shoqe që mundeni me qenë t’përgjegjshëm ndaj njoni-tjetrit në kursin Mëngjesi Për Mu, atëherë komuniteti n'Viber ka me qenë super për ty. N’komunitet ne krijojmë sfida, bojmë diskutime, organizojmë evente live edhe online, edhe shoqnohemi edhe e përkrahim njoni-tjetrin. 

#6 Detyrat dhe Burimet e Personalizuara

Në çdo kapitull ka detyra dhe ushtrime të cilat i ndihmojnë pjesmarrësve jo vetëm të mësojnë gjëra të reja, por edhe ti praktikojnë ato. E mira e kursit osht që ata gjithmonë kanë me pasë çasje tek këto burime dhe informata, edhe pas përfundimit të kursit.